Spaho: Kompanitë ofshore makth për Shqipërinë

Deputeti i PD Edmond Spaho në një intervistë për Ora News  tha se 4 çështje na ka ngritur BE kohët e fundit.

Një ndër këto çështje është dhe  projekti i portit të Durrësit ku thuhet se do të merret nën menaxhim nga kompanitë ofshore.

Edmond Spaho: 4 çështje na ka ngritur BE kohët e fundit kur u mor vendimi për negociatat. Një amnistia fiskale penale, pasaportat e arta, legalizimi i kanabisit dhe e katërta është porti i Durrësit. Të vazhdosh me kryeneçësi se do ta bëj unë këtë projekt se kështu dua unë dhe se kështu kam interesat e këtij grupi njerëzish është çmenduri. Nëse kompanitë ofsharë janë problem për vendet e zhvilluara për Shqipërinë kthehen në një makth.

Sipas Spahos projekti për Porti e Durrësit është një skemë që nuk funksionon dhe do ta ndjejë ekonomia.

Edmond Spaho: E gjithashtu është një skemë që nuk funksionon dhe do ta ndjejë ekonomia. Kompanitë po shikojnë alternativa të tjera për të sjellë mallra. Ka jashtëzakonisht ndikim të madh. Si mund të ndërtosh bishtin kur nuk ke zgjidhur kokën. Me koncesion do të paguash dyfishin e asaj që mund të ndërtosh. Duhet të konsultohesh me qytetarët jo vetëm me qytetarët e Durrësit por me të gjithë pasi është një pasuri kombëtare.  Komponentët financiar janë të gjitha në kundërshtim me interesat e vendit.