I shënoi Italisë, Ismajli nuk e fsheh: E kam pritur golin, bëmë një ndeshje të madhe

Shqipëria u mund në “Air Albania” me rezultatin 1-3 përballë Italisë në miqësore.

Ismajli ishte ai që shënoi për kuqezinjtë në këtë sfidë dhe për këtë gjë ai u ndje shumë i lumtur, por kërkon akoma më shumë punë për të bërë më mirë.

Ky gol nuk vjen nga rastësia. E prisje të shënoje?

Të them të drejtën kemi bërë një ndeshje të madhe. Kemi luftuar deri në fund. E kam pritur golin. Jam në një formë mjaftë të mirë. shpresoj të vazhdoj kështu.

Pse ndodh kjo në shumë raste?

Pas golit na zuri euforia. Goli i parë ishte pak fat, i dyti me kundërsulm. Me punë dhe përkushtim mund t’i korrigjojmë këto gabime.

E shihni veten në një skuadër më me emër?

Shpresoj të vijë diçka më e mirë dhe me punë do të shohim gjithmonë suksese.