Eksperti: Inceneratori i Tiranës, test për ekzistencën e SPAK si institucion! Të hetohet edhe Porti i Durrësit

Eksperti i ekonomisë, Azmi Stringa deklaroi në emisionin 'Këndi i Pano Sokos' në Syri Tv se inceneratori i Tiranës është testi për ekzistencën e SPAK-ut si institucion.

Duke u ndalur tek afera e Portit të Durrësit, Stringa tha se inceneratorët janë diçka shumë herë më e madhe se porti ndërsa shtoi se edhe kjo e fundit duhet hetuar patjetër.

"Testi i së vërtetës për këtë institucion dhe besimi për qytetarët. Ajo që më shqetëson dhe mësime që mund të nxjerrim nga afera e inceneratorëve dhe për Portin e Durrësit, duhet të kuptojmë rëndësinë që kanë që në fazën e planifikimit apo miratimit të projekteve.

Po i hape derën të keqes në fillim, merr përmasa të tmerrshme. Inceneratorët janë diçka shumë herë më e madhe se porti në nivel qarkullimi dhe në nivel jo vetëm fitimesh."-tha Stringa.