Shqipëri-Itali, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

Është mbyllur në “Air Albania” pjesa e parë e miqësores Shqipëri-Itali, shkruan Syri.net.

Në harkun kohor të 45 minutave të para u shënuan tre gola, me italianët që shkojnë në dhomat e zhveshjeve në avantazhin 2-1.

Ardian Ismajli zhbllokoi rezultatin në minutën e 16-të me një gol me kokë, duke bërë që të shpërthejë festa në “Air Albania”.

Por nuk zgjati shumë gëzimi i kuqezinjve, pasi Di Lorenzo fillimisht (20’) dhe Grifo (25’) përmbysën shifrat në 2-1 për kampionët e Europës.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e pjesës së parë.