Shënohet goli i tretë në ‘Air Albania’, ‘azurrët’ përmbysin kuqezinjtë

Në “Air Albania” po luhet ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë, shkruan Syri.net.

Shpërthen stadiumi në minutën e16-të, pasi kuqezinjtë kalojnë në avantazh.

Pas një krosimi në zonë, Ardian Ismajli godet saktë me kokë, duke e dërguar topin në rrjetë, 1-0.

Por gëzimi i djemve të Rejës nuk zgjat shumë. Në të 20’, Di Lorenzo shënon, duke sjellë baraspeshën.

Kampionët e Europës nuk ndalen, teksa në një kundërsulm në minutën e 25-të është Grifo që i vetëm brenda zone nuk humbet mundësinë të ndëshkojë vendësit, për të çuar shifrat në 2-1 për ekipin e Mancinit.