Gëzimi i kuqezinjve nuk zgjat shumë, barazon Italia

Në “Air Albania” po luhet ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë, shkruan Syri.net.

Shpërthen stadiumi në minutën e16-të, pasi kuqezinjtë kalojnë në avantazh.

Pas një krosimi në zonë, Ardian Ismajli godet saktë me kokë, duke e dërguar topin në rrjetë, 1-0.

Por gëzimi i djemve të Rejës nuk zgjat shumë. Në të 20’, Di Lorenzo shënon, duke sjellë baraspeshën, 1-1.