VIDEO-SYRI TV/ 'Luftë' brenda PS në Korçë, përplasje mes prefektit e kryebashkiakut

Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo dhe prefekti i qytetit Nertil Jole kanë nisur një përplasje me njëri-tjetrin. Ky i fundit ka kritikuar publikisht kryebashkiakun Filo i cili mungoi në një takim të organizuar në Prefekturë ku do të diskutoheshin strategjitë për mbrojtjen nga zjarri. Si për të konfirmuar dyshimet se Sotriaq Filo mund të jetë në listën e të padëshiruarve nga Rilindja për një rikandidim të mundshëm, bie në sy edhe fakti që një nga mbështesit kryesor të kryebashkiakut, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, nuk e ka patur në krah Filon gjatë vizitës së tij një ditë më parë në qytetin e Korçës.

Nga SYRI TV

Pamje efkete nga mbledhja emergjencave në Korcë

Afrimi i zgjedhjeve lokale, duket se ka nxitur një luftë brenda llojit në Partinë Socialiste.  Kur ende nga selia rozë nuk është zyrtarizuar asnjë kandidaturë në bashkitë e mëdha në disa qarqe të vendit, në Korçë ka nisur një garë brenda llojit mes Prefektit aktual të Korçës, Nertil Jole dhe kryebashkaikut në detyrë Sotiraq Filo.

Një ditë më parë, Prefekti Nertil Jole, ka kritikuar ashpër bashkinë e qytetit, që sipas tij në dy mbledhje radhazi të emergjencave civile, nuk ka pasur asnjë përfaqësues nga bashkia.

Këto kritika të Prefekti Nertil Jole, i ka publikuar edhe në rrjetin e tij social Facebook. Madje, nga një kërkim i thjesht në profilin e prefektit, vë re se ai ka nisur një fushatë.

Ndonëse një zyrtar i emëruar nga qeveria me funksione administrative të kufizuara, Prefekti Nertil Jole ka nisur dhe zhvillon çdo ditë takime në terren me qytetarë dhe grupe interesi, të cilat lënë të kuptohet se ambicia e tij në Korçë shkon më shumë se sa posti që mban aktualisht.

Këtë e përforcon fakti që ai ka nisur sulmet ndaj kryebashkiakut aktual Sotiraq Filo, i cili dukshëm nuk e ka përfillur në aktivitetet lokale të qytetit. Madje, për kritikat e fundit, Sotiraq Filo i është përgjigjur indirekt Nertil Joles, duke publikuar dhe promovuar disa nga masat e marra nga bashkia për përballimin e emergjencave civile.

Nuk dihet realisht se çfarë ka ndodhur mes Prefektit të Korçës i emeruari direkt i Edi Ramës dhe kryebashkiakut aktual të Korçës, i cili njihet ndryshe si investim personal i ministrit të mbrojtjes Niko Peleshi.

Ky i fundit ishte dje në Korçë dhe ajo që ra në sy ishte se në asnjë prej takimeve të zhvilluara nuk e kishte në krah kryebashkiakun Filo. Deri tani është e njohur publikisht që Edi Rama e ka shpallur armik partie kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Lelin dhe nisur nga simptomat që po vërehen në Korçë duket edhe Sotiraq Filo ka përfunduar në listën e të padëshiruarve.