Afera e Portit të Durrësit, Xhaferri: 'Rilindja', eksperiment i shkuar keq që po vdes Shqipërinë

Kreu i FRPD, Besart Xhaferri, përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar për aferën korruptive të Portit të Durrësit. Xhaferri shprehet se oreksi i sulltan/sheikut tonë për të vjedhur nuk ndalet.

Sipas Xhaferrit me projektin e parashikuar Shqipëria do të kthehet nga një vend tregtar portual në një vend ku mallrat e saj do i marri nga portet e shteteve fqinje. Xhaferri shton se 'Rilindja' është eksperiment i shkuar keq që po vdes Shqipërinë.

Statusi i Besart Xhaferrit
Shqipëria së shpejti do të kthehet nga një vend tregtar portual në një vend ku mallrat e saj do i marri nga portet e shteteve fqinje!  Porti i Durresit gjeneron 1.6 miliard Euro në vit në narko-ekonominë tonë të lavatriçes së betonit! 

Çdo vit që ne humbim nga funksionimi i një porti tjetër në parametrat e portit tregtar të Durrësit sot është një gropë e madhe që bëhet për oreksin final të sulltanit/sheikut tonë oriental!  Filloi t'i kopjoj me palmat në autostrade të cilat ju thanë brenda vitit! 

Vazhdoi t'i kopjoj me avionin e marrë borxh nga Turqia për udhëtime pompoze shtetërore dhe po i dalin më shtrenjt se presidenti Biden!  Po i kopjon edhe me fiksimin e tij për të parë jahte në portin e vetëm dritare me tregtinë e mallrave global! Si? Duke na bërë dëm më të madh se çdo gjeneroj në total ky projekt korruptiv! 

Por harron që sulltanët/sheikët i kanë këto llukse sepse naftën nuk e japin falas, si ka për zakon t'a japi partia e tij! Është në krye të një vendi që i lutet qytetarëve të blejnë bono thesari që t'i bëj rrushë e kumbulla edhe më tepër! Është në krye të një vendi që rrit taksat çdo vit sepse nuk paguan dot borxhet që i duhen për të marrë që të paguaj shpërdorimet dhe abuzimet e deklaruara vet nga KLSH! 

Nga mbi 400 km vij bregdetare që vendi jonë ështe i bekuar të ketë, ku shumica është e pa zhvilluar, vendos të japi falas e madje në humbje ato pak kilometra që i japin frymarje ekonomisë tonë!  Ka edhe guximin që veten t'a quaj largpamës dhe opozitarët fosile!  Marrëzisë së tij duhet t'i vij fundi! 

Po i vjedh edhe gramat e fundit strategjike kombëtare atdheut tonë!  Të vetmen gjë që ne kemi sot më shumë se Serbia "Motër"!  "Rilindja" një eksperiment i shkuar keq që po e vdes Shqipërinë!