Mancini nuk i kursen ‘yjet’, publikohen formacionet zyrtare të miqësores Shqipëri-Itali

Edi Reja ka zgjedhur titullarët e miqësores që Shqipëria luan sonte përballë Italisë në “Air Albania”.

Trajneri italian i beson portën kapitenit Etrit Berisha, ndërsa treshja e qendrës së mbrojtjes formohet nga Ardian Ismajli, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.

Nga ana tjetër, trajneri i Italisë, Roberto Mancini nuk i kursen yjet teksa në fushën e “Air Albania” zbret Leonardo Bonucci me fashën e kapitenit, Marco Verrati dhe Sandro Tonali në mesfushë, ndërsa në sulm Nicolo Zaniolo.

Pjesë e 11-tëshes axurre janë edhe të rinj premtues si Bastoni, Di Marco, Di Lorenzo apo Raspadori.

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Berisha; Lenjani, Mihaj, Kumbulla, Hysaj; Abrashi, Bare, Bajrami; Uzuni, Broja

Trajner: Edi Reja

Italia: Meret, Bastoni, Bonucci, Scalvini, Di Marco, Verrati, Tonali, Di Lorenzo, Grifo, Raspadori, Zaniolo

Trajner: Roberto Mancini