VIDEO/ Argjentina me ‘5 yje’ në miqësoren para Botërorit, Messi dhe Di Maria dhurojnë spektakël

Argjentina ka shkëlqyer në ndeshjen miqësore me Emiratet e Bashkuara Arabe, duke fituar me rezultatin e thellë 5-0.

Sfida u zhbllokua në minutën 17-të nga Alvares pas një asisti të Mesit.

Vetëm 8 minuta më pas, Di Maria shënon një super gol me një pasim të shkëlqyer nga Akuna.

Në minutën e 36-të Di Maria shënoi një tjetër gol duke mposhtur kundërshtarët brenda zonës.

Me një asist nga Di Maria, Lionel Mesi shënon një gol të mrekullueshëm duke mbyllur 45 minutat e para të ndeshjes me rezultatin 4-0.

Goli i pestë u shënua në minutën e 60-të nga Korrea pas një pasimi nga De Paul.

Padyshim heronjtë e kësaj miqësore ishte Di Maria dhe Lionel Mesi.

Pas kësaj paraqitje të shkëlqyer, Argjentina është gati për debutimin e saj në Kupën e Botës.