Atentati ndaj shqiptarit në Berlin, 'Audi' luksoz me xham të thyer, autori në arrati

'Audi' në foto është makina e shqiptarit nga Kosova që mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në Berlin të Gjermanisë.

Siç duket në pamje, xhami mbrapa i makinës është thyer ndërsa policia gjermane ka nisur hetimet. Autori dhe i plagosuri janë ende të paidentifikuar ndërsa dihet vetëm mosha e shqiptarit, 55 vjeç.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa 55-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas mediave vendase, autori ka qëlluar disa herë në drejtim të automjetit ndërsa brenda saj ka pasur edhe persona të tjerë të cilët fatmirësisht nuk u lënduan.