Mbyllet pjesa e parë në 'Fadil Vokrri', Kosova në disavantazh ndaj Armenisë

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Armenisë.

45 minutat e para në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyllën me rezultatin 0-1.

Zhirayr Shaghoyan ishte golashënuesi i vetëm në pjesën e parë të kësaj përballjeje.

Ai shënoi në minutën e 24-të.