Plagoset me armë zjarri shqiptari në Berlin

Një shqiptar është plagosur me armë zjarri këtë mbrëmje në Berlin të Gjermanisë.

Sipas raportimeve, shqiptari nga Kosova është qëlluar me një plumb në shpatull nga një person ende i paidentifikuar.

Sipas mediave gjermane, shqiptari 55-vjeçar, ndodhej brenda në automjetin e tij ‘Audi’ kur u qëllua nga autori i cili është në kërkim nga policia.

Shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta ndërsa mësohet se kanë nisur hetimet nga autoritetet.