VIDEO/ Boksieri shqiptar i jashtëzakonshëm në SHBA, mposht rivalin amerikan me K.O. pas 2 raundesh

Boksieri shqiptar, Kristian Prenga, triumfon në ndeshjen e tij të radhës të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Alvin Davie.

Prenga nuk e ka ndalur serinë e tij të sukseseve, duke shkuar kështu në 12 fitore.

Boksieri shqiptar e mbylli ndeshjen në raundin e dytë, pasi e rrëzoi kundërshtarin amerikan me K.O.

Davie u rrëzua nga Prenga dy herë vetëm gjatë raundit të parë dhe pastaj dy herë të tjera gjatë raundit të dytë.

Mbështetja e shqiptarëve në Atlantic City ishte e zjarrtë dhe e jashtëzakonshme.

Në fund Prenga u shpreh: “Nuk jam më i miri, por do bëj gjithmonë më të mirën”.