Porti i Durrësit, Mandia: S'ka transparencë por vetëm mashtrime! Projekti pa garë ngre dyshime

Sekretarja për Transparencën dhe Luftën kundër Korrupsionit në PD, Ledina Mandia, komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv projektin e Portit të Durrësit.

Ledian Mandia deklaroi se kemi zero transparencë dhe mashtrime të herëpashershme nga qeveria. Sipas saj, e gjithë procedura për projektin e Portit të Durrësit është bërë pa garë.

"Dyshoj se kontrata është sjellë e gatshme dhe është përzgjedhur duke e cilësuar si investitor strategjik. Parlamentarizmi ka rënë dhe qeveria ka marrë çdo pushtet dhe vendos për çdo gjë.

Në 2020 Rama kaloi si një marrëveshje financiare me Emiratet e Bashkuara duke rënë në kundërshtim e duke u tërhequr nga konkurrenca e gara me çdo projekt që do vinte për zhvillimin e Portit të Durrësit.

Marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe që të hyjnë pa garë. Mashtrim i herëpashershëm nga qeveria."-tha Mandia.

Ekspertja tha më tej se në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit ekonomik ka një nen ku duhet të ngrihet një komitet i përbashkët ku do shihen planet në lidhje me zbatimin e marrëveshjes. Sipas saj, e gjitha duhej bërë në mënyrë të hapur dhe të përfshihej edhe opozita.

"Kur të kishim projektin e zhvillimit të Portit të Durrësit, që Shqipëria e ka me nevojë, duhet të kishte studime, duhet të ishte e hapur, duhet të përfshihet edhe opozita. S’ka pse të mbahet e fshehtë."-tha Mandia.