Igli Cara i përgjigjet Ramës: O me portin në shtëpi, o larg Durrësit me gjithë qeveri

Kryetari i PD-së së Durrësit, njëkohësisht edhe njëri nga kandidatët në primaret e PD-së në qytetin bregdetar, Igli Cara ka reaguar pas Twitterit të Ramës që sulmon opozitën për portin e Durrësit.

Cara shkruan në Facebook, se porti është i Durrësit dhe shqiptarëve.

Reagimi i Igli Carës:

Zot fale se nuk di se çfarë thotë!

Reagimi i Ramës, në rastin më të mirë është për të ardhur keq!

Rama, që vetë firmos dhe vetë vulos pranon faktin që jemi në plehra, duke harruar që është prej rreth 10 vitesh në krye të qeverisë.

Të falësh 3.8 miliardë euro, në këmbim të pothuaj asgjëje, nuk është të qëndrosh në plehra!

Durrsakët kanë treguar ndër vite, që nuk e hanë sapunin për djathë!

Ky qytet ka histori, emocion, trashëgimni, vlera të pamatshme dhe të patjetërsueshme, ndaj nuk e di me çfarë kandari e ke peshuar?!

Për ata, që e duan dhe e jetojnë këtë qytet, Durrësi nuk ka vetëm vlerë parash dhe kullash!

Të mendosh që mburret si durrsak dhe që përfaqëson Durrësin në Parlament!!!

Shtëpia jote nuk ka çmim, me të as bëhet tregti dhe as shitet lirë!

Porti i Durrësit është i durrsakëve dhe i shqiptarëve!

O me portin në shtëpi, o larg Durrësit me gjithë qeveri!