Raketat në Poloni, Mema: Përshkallëzimi i luftës në prag të derës! Softa: Diçka po ndryshon për mirë

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa dhe eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Medlir Mema, komentuan në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv, raketat të cilat goditën Poloninë mbrëmjen e kaluar për shkak të një gabimi ushtarak nga Ukraina.

Medlir Mema tha se përshkallëzimi në rast lufte përtej Ukrainës e Rusisë, është ‘pas dere’ pavarësisht masave që mund të merren. Sipas tij, sa më shumë të zgjasë konflikti, aq edhe më e vështirë bëhet përmbajtja e konfliktit brenda kufirit të Ukrainës.

"Rreziku ekziston gjithmonë i përshkallëzimit të konfliktit përtej Rusisë dhe Ukrainës. Elementi i dytë, udhëheqësit e NATO-s dhe vendeve në rajon, i kanë të qarta procedurat. Kishte një reagim të menjëhershëm por të kujdesshëm. S'kishte reagim të tepruar, u prit deri në mbledhjen e fakteve. Sa më gjatë të zgjasë konflikti, aq edhe më e vështirë bëhet përmbajtja e konfliktit brenda kufirit të Ukrainës."-tha Mema.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa deklaroi se Europa dhe vendet e NATO-s treguan se janë bashkë dhe të gjithë u shqetësuan por duke kërkuar me qetësi zgjidhjen. Sipas tij, Rusia ka përcjellë mesazhe të qarta kur përgëzoi reagimin e SHBA-së të cilat i quajti të ‘matura’.

Fakti që kjo rastësi ndodh në momentin e G20-ës kërkon të analizohet. Ishte rastësi apo dikush donte të krijonte një situatë të vështirë sidomos në periudhën e G20-ës. Nuk e di pse më shkon mendja tek 11 shtatori. Kur ndodhi sulmi i 11 shtatorit u akuzuan nga politika shërbimet e inteligjencës dhe më pas erdhi që politika mori vendime dhe patën ato sulme.

Ky sulm apo incident që ndodhi në Poloni ishte në kohën e G20-ës, reagimi i Ukrainës ishte që kjo bëhet për G20-ën. E dyta ishte se brenda jush keni një vend armik si Rusia. Pati reagime të disa liderave në Botë nga Biden, me maturinë e tij, Erdogan, Macron, Italia e vende të tjera.

Pati jo vetëm maturi, por edhe reagime dhe dyshime për raketa ruse. Fakti që Rusia përshëndet vendimin e SHBA që ishin të matur, tregon mesazhe që tregon se diçka ndryshon. Diçka do ndryshojë për mirë në raportin lidhur me luftën në Ukrainë. Mendoj se drejt zgjidhjes. Takimet me Kinën apo mesazhet në momente të rëndësishme."-tha Softa.