Përdhunohet e mitura në Tiranë, spitali konfirmon abuzimin, arrestohet burri

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Tiranës. Mësohet se një vajzë 12-vjeçare është përdhunuar nga një shtetas, rreth moshës 55 vjeç.

Mësohet se abuzuesi quhet Astrit Terolli dhe deri më tani policia nuk ka dhënë asnjë njoftim për arrestimin e tij edhe pse familjarët thonë se denoncimi është bërë në komisariatin numër tre.

Përdhunimi i vajzës 12-vjeçare është vërtetuar edhe nga ekzaminimi mjekësor në spital, ndërsa familjarët nuk kanë marrë ende një dokument apo një lajm për arrestimin e agresorit.

JOQ ALBANIA ka siguruar edhe foton e burrit, që ka përfituar nga vajza 12-vjeçare, teksa nuk dihet nëse ai është pas hekurave apo jo.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, kur mësohet se e mitura e përdhunuar është motra e 11-vjeçares nga Saranda, e cila u rrëzua nga ballkoni i apartamentit dhe sot është në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Familja është duke përjetuar një traumë të madhe, teksa pritet edhe sqarimi i plotë i ngjarjes.