Gati për mandatin/ Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit në KQZ

Dy kandidatët për deputetët në lista e PD-së për zgjedhjet e 25 prillit 2021, Petrit Doda dhe Orjela Nebijaj kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit në KQZ pas dorëheqjeve nga mandati i Alfred Rrushajt dhe Grida Dumës.

Në njoftimin e KQZ thuhet se formularët e vetëdeklarimit do të publikohen sipas procedurave përkatëse në faqen zyrtare të internetit të këtij komisioni.

Njoftimi:

Pershendetje!

Ne pergjigje te interesit tuaj, Ju informoj se z. Petrit Doda dhe zj. Oriela Nebiaj e dorezuan formularin e vetedeklarimit ne KQZ.

Formularet e vetedeklarimit do te publikohen sipas procedurave perkatese ne faqen zyrtare te internetit te KQZ.