Banorët kundërshtojnë traun në parkun Divjakë-Karavasta, Dhori: Firma vijoi punimet! Po veprohet si me Teatrin Kombëtar

Pavarësisht protestave të banorëve të cilët kundërshtojnë vendosjen e traut në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta firma që po kryehen punimet kanë nisur sërish nga puna ditën e sotme. Në mbështetje të banorëve ditën e sotme ka shkuar dhe deputetja demokrate Ilda Dhori.

Ajo tha se për të tretën herë radhëzi tentohet që të vendoset trau në hyrje të parkut dhe pse banorët e kundërshtojnë me forcë këtë vendim. Sipas saj protesta e banorëve do të vazhdojë deri në fitoren e tyre. Sipas deputetes demokrate qeveria po vepron me Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta njësoj siç veproi me Teatrin Kombëtar. Ajo tha se forca të shumta policie vijojnë të vijnë në park duke mbrojtur atë që ajo e quan struktura e shëmtuar e pushtetit. 

https://www.facebook.com/100000564023368/videos/1265579044017438/