Miroslav Lajçak bën një propozim të ri për krizën në veriun e Kosovës

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian pёr dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka dorëzuar tek pala kosovare njё propozim tё ri nё lidhje me krizën nё veri, mësohet nga burimet diplomatike.

Ky propozim, siç thuhet i ёshtё dorëzuar kryengociatorit kosovar, Besnik Bislimit gjatё takimit tё cilin ai e zhvilloi tё martën nё Bruksel, njofton RTK.

Tani BE ёshtё nё pritje të përgjigjes së Kosovës, ndёrsa varёsisht nga reagimi i Prishtinёs, Mirollav Lajçak mund tё vizitoj Beogradin sё shpejti për tё biseduar edhe me palёn serbe.

Nuk ka shumё informacione nё lidhje me detajet e propozimit, por njё nga elementet mund tё jetё shtyrja e afatit pёr ndërrimin e targave serbe, siç thuhet jo domsodoshmёrisht pёr dhjetё muaj.

Gjithnjё, sipas kёtyre burimeve, pala kosovare, ka kёrkuar nga BE-ja edhe sqarime se nё rast tё pranimit tё kësaj kёrkese, cili do jetё qёndrimi i Brukselit, pasi tё skadojë afati i propozuar.

Zyrtarët evropian insistojnë se ёshtё e domosdoshme gjetja e zgjidhjes nё ditёt nё vijim nё mёnyrё qё tё evitohet eskalimi i mundshëm i cili mund tё ndodh duke filluar nga 21 nëntori, kur autoritete kosovare kanё paralajmëruar lëshimin e gjobave pёr pronarët e automjeteve me targa ilegale serbe.