Në samitin e klimës, Lula i Brazilit thotë se shpyllëzimi duhet të ndalet

Sharm El-Sheikh, Egjipt  - Gjashtë javë para marrjes së pushtetit, presidenti i zgjedhur brazilian Luiz Inácio Lula da Silva të mërkurën filloi një seri paraqitjesh publike dhe takimesh në samitin e OKB-së për klimën që po mbahet në Egjipt.

Ndërsa da Silva mbërriti në një pavion, qindra njerëz u mblodhën, me shumë brohoritje në portugalisht. Shfaqja e da Silvës, i cili vitin e fundit bëri një rikthim të jashtëzakonshëm politik pasi u dënua për korrupsion dhe u burgos disa vite më parë, ishte lehtësisht një nga ngjarjet që solli më shumë energji në konferencën e njohur si COP27. Kjo për shkak se da Silva, i cili si president midis viteve 2003 dhe 2010 mbikëqyri një reduktim të madh të shpyllëzimit të pyjeve braziliane dhe ka premtuar ta bëjë këtë përsëri.

Pas takimit me disa guvernatorë brazilianë, duke përfshirë nga shtete të rëndësishme të pyjeve të shiut si Amazonia dhe Para, da Silva iu drejtua turmës në një fjalim të shkurtër.

"Ju të gjithë e dini se ne do të ndërmarrim një luftë të madhe kundër shpyllëzimit," tha da Silva për ata që brohorisnin.

Da Silva e sulmoi Presidentit Jair Bolsonaro, i cili i mëshonte zhvillimit të Amazonës, si në retorikën e tij pro-biznesit, ashtu edhe në mënyrën se si administrata e tij i menaxhoi pyjet.

Da Silva e mundi Bolsonaron në zgjedhjet e tetorit dhe do të marrë pushtetin më 1 janar.