Kuvajti vret 7 të burgosur, një ekzekutim i rrallë masiv

Kuvajti të mërkurën ekzekutoi me vdekje shtatë të burgosur, një ekzekutim i rrallë masiv në këtë vend të vogël të pasur me naftë, pavarësisht se u përball me kritika ndërkombëtarishte për planet e tij.

Agjencia shtetërore e lajmeve KUNA i përshkroi të ekzekutuarit si të gjithë të dënuar për vrasje me paramendim dhe akuza të tjera në mbretëri.

Të vrarët u identifikuan si tri burra nga Kuvajti, një grua kuvajtiane, një burrë sirian, një burrë pakistanez dhe një grua etiopiane.

Kuvajti tha se ekzekutimet u kryen në burgun qendror të tij pa e zbuluar metodën që u përdor për të kryer ekzekutimet, megjithëse zakonisht i varin të burgosurit e dënuar. Por mund të përdorin edhe skuadrat e pushkatimit.

“Ata i privuan viktimat të drejtat e tyre më të shenjta në këtë botë, e cila është e drejta për jetën”, tha prokuroria publike e Kuvajtit në një deklaratë.

Kuvajti nuk kishte kryer një ekzekutim që nga viti 2017, kur në mënyrë të ngjashme kreu një ekzekutim masiv të shtatë të burgosurve, duke përfshirë një anëtar të familjes në pushtet.