Qeveria ‘zapton' edhe Karavastanë/ Dhori: Vendosja e trarit thjeshtë konflikt për pushtet

Qeveria kërkon të zaptojë një tjetër park kombëtar, duke i vendosur tra!

Ky është mendimi i qytetarëve të Divjakës, të cilët të shumtë në numër protestuan kundër vendimit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, që kërkon të bëjë me pagesë hyrjen në parkun natyror të Karavastas.

Protesta u mbështet dhe nga deputetja Ilda Dhori, e cila e cilësoi të paligjshëm vendimin për traun.

Dhori,  ishte e ftuar këtë mëngjes në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv.

Dhori theksoi se deri më tani në këtë zonë të mbrojtur janë vjelur para pa kupon tatimor, para të cilat kanë përfunduar në duart  e bashkisë.

Ndërsa për pezullimin e hyrjes në park, Dhori u shpreh se e gjitha është si pasojë e një lufte për pushtet mes Bashkisë Divjakë dhe Administratës së Zonave të mbrojtura.

“Nuk ka pasur reagime nga kreu i bashkisë, ideja është që ky është një vendim i Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit ku me sa duket ata kanë zgjedhur traun elektronik si formën më të mirë për të zgjedhur konfliktin brenda pushtetit, mes bashkisë dhe admisnitratës së Zonave të Mbrojtura.

Këto lekë merren pa asnjë kupon tatimor, deklarohen sipas dëshirës së Bashkisë Divjakë e cila gjatë gjithë këtyre viteve që në momentin që ka marrë drejtimin ka qenë e vetmja administruese e këtyre parave të zhvatura. Sepse realisht këto janë para të zhvatura pa kupo tatimor, ku asnjë nga ato lekë nuk i kthehet parkut.

Por tani problemi qëndron që Admistrata e Zonve të Mbrojtura kërkon të menaxhojë ajo këto para dhe jo bashkia Divjakë. Dhe është konflikt i brendshëm për shkak të pushtetit të tepruar të këtij regjimi. Kështu që Ministia ka zgjedhur... Për të zgjidhur këtë konflikt vihet një tra elektronik si mënyra më transparente e vjeljes së parave, por asgjë si ka penguar deri tani për vjeljen e këtyre parave. Por vendosja e një trau që parandalon qoftë edhe një këmbësor apo dikë që do të vrapojë, apo marrë ajër në atë zonë, eshtë plotësisht penalizuese” u shpreh Dhori.