Shefi i NATO pritet të japë një deklaratë pas takimit urgjent me ambasadorët e Aleancës

Jens Stoltenberg do t'i drejtohet shtypit të mërkurën pas kryesimit të një takimi urgjent të Këshillit të Atlantikut të Veriut për të trajtuar shpërthimin vdekjeprurës në Poloni të lidhur me një raketë të prodhuar nga Rusia.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s pritet të flasë rreth orës 12:30 CET.

Takimi në selinë e NATO-s në Bruksel vjen pasi kryeministri polak Mateusz Moraëiecki tha të martën në mbrëmje se do të konsultohej me aleatët për mundësinë që t’i referohen Nenit 4 të NATO-s.

Ky nen specifik parashikon që 30 anëtarët e aleancës "të konsultohen së bashku sa herë që, sipas mendimit të ndonjërës prej tyre, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjërës prej Palëve".

Moraëiecki ka bërë thirrje për qetësi pas shpërthimit në lindje të Polonisë, afër kufirit ukrainas, ku humbën jetën dy persona. Ai megjithatë e ngriti gatishmërinë ushtarake të disa njësive ndërsa ambasadori rus në Poloni u thirr nga Ministria e Jashtme.

Aktualisht janë duke u zhvilluar hetime për të përcaktuar origjinën e raketës, por "bazuar në informacionin aktual, sulmet në Poloni duket se janë rezultat i mbrojtjes ajrore të Ukrainës", tha të mërkurën në mëngjes Ministrja belge e Mbrojtjes, Ludivine Dedonder.

“Copa raketash ruse dhe një raketë kundërajrore ukrainase thuhet se kanë rënë në Poloni”, shtoi ajo.

Kancelari gjerman Olaf Scholz gjithashtu theksoi se "çdo përcaktim i parakohshëm është jashtë diskutimit".

“Një gjë është e qartë: asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur, pa luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, shkroi ai në Tëitter.

Forcat ruse lëshuan një breshëri sulmesh me raketa kundër objektivave civile ukrainase, përfshirë  kryeqytetin, Kievin, të martën, në kohën kur liderët e G20 u mblodhën në Bali të Indonezisë.

Presidenti rus Vladimir Putin mungoi në samitin dy-ditor, në të cilin mori pjesë Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov.

NATO mblidhet për të diskutuar mbi incidentin në Poloni, goditjen e raketës