Trafiku i drogës/ SPAK kontrolle në disa banesa në Durrës

Prokurorë të SPAK kanë zbarkuar në Durrës me mandat arreste, ndërsa po ushtrojnë kontrolle në dy banesa, në lagjen 15 dhe 6.

Syri Tv meson se Oficerët e SPAK nuk kanë përfshirë në këtë aksion policinë, ndërkohë që dyshohet se bëhet fjalë për çështjes trafiku droge.

Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë u zbuluan 33.5 kg kokainë në arkat me banane, teksa dyshime u ngritën edhe për kontejnerët e tjerë, por nuk dihet nëse ky aksion i sotëm lidhet me këtë çështje.