Ronaldo asnjëherë më emocionues për momentin më të vështirë në jetën e tij: Mbaj hirin e djalit tim, më ndihmon të...

Intervista e Piers Morgan me Cristiano Ronaldon në Talk TV, e marrë nga “The Sun”, vazhdon të zbulojë detaje të reja nga jeta profesionale dhe personale e yllit portugez.

Duke lënë mënjanë problemet me Manchester United dhe trajnerin Erik Ten Hague, Ronaldo foli edhe për humbjen e djalit të tij Angelo, vëllait binjak të Bella Esmeralda, e cila ishte shumë e vështirë për të.

Në muajin prill, Cristiano dhe Georgina pësuan një humbje të madhe, vdekjen e një prej binjakëve të tyre, e cila la një boshllëk të madh në jetën e tyre.

"Ka qenë ndoshta periudha më e vështirë që kam pasur në jetën time që kur më ka vdekur babai. Kur ke një fëmijë, pret që gjithçka të jetë normale, por e ke këtë problem... është e vështirë", ka shpjeguar portugezi.

Ndjenjat e tyre ishin të përziera me lumturinë që kishin në krahë Bella Esmeraldën dhe trishtimin që nuk kishin me vete Angelo-n.

"Ndonjëherë përpiqem t'u shpjegoj familjes dhe miqve të mi se kurrë nuk jam ndjerë i lumtur dhe i trishtuar në të njëjtën kohë si atëherë. Është e vështirë të shpjegohet. Ju nuk e dini nëse do të qani apo do të qeshni, sepse është diçka që nuk dini si të reagoni, nuk dini çfarë të bëni”.

Një nga momentet më të vështira për Ronaldon ishte kur u kthyen në shtëpi:

"Georgina erdhi në shtëpi dhe fëmijët e pyetën: "Ku është foshnja tjetër, ku është foshnja tjetër?"

Në atë moment, Cristiano u largua me djalin e tij, Cristiano Jr në dhomën e tyre të gjumit, ku të dy qanin. Por të vegjëlve, Eva, Mateo dhe Alana Martina, u duhej më shumë kohë për të kuptuar se për çfarë bëhej fjalë.

"Pas një jave thashë të jemi të sinqertë me fëmijët. Ne do t'u themi se Angel shkoi në parajsë. Pas kësaj ata e kuptuan. Unë nuk dua t'i gënjej fëmijët e mi dhe u thashë të vërtetën", thotë Ronaldo.

Përveç kësaj, Cristiano pranoi se ai ruan hirin e të birit së bashku me atë të babait të tij, i cili vdiq në vitin 2005, në një kishëz që ndërtoi në bodrumin e shtëpisë së tij:

"Unë flas me ta gjatë gjithë kohës dhe ata janë pranë meje. Më ndihmon të jem një person më i mirë, një baba më i mirë. Jam krenar për këtë... mesazhi që më dërgojnë, veçanërisht djali im", pranoi Ronaldo.