Trump vs DeSantis/ A do të jetë kjo beteja e radhës mes republikanëve?

BBC

Deklarata e Donald Trump se ai dëshiron të kandidojë për presidencën në vitin 2024, e vendos atë përpara një beteje potencialisht të madhe për kurorën republikane me yllin në rritje, Ron DeSantis, guvernatorin e Floridas.

DeSantis u rizgjodh me një fitore të thellë javën e kaluar, duke përfshirë këtu edhe një shumicë të qartë mes votuesve latinë- ndërsa shumë republikanë të tjerë në të gjithë vendin u përballën me gara të papritura të ngushta.

Suksesi i tij në zgjedhjet afatmesme, mes rezultateve të përgjithshme zhgënjyese të republikanëve, ka nxitur spekulimet se njeriu, që disa e kanë quajtur ‘Trump 2.0’, mund të vendosë të kandidojë për postin e lartë.

Trump sulmoi DeSantis javën e kaluar, duke e përshkruar atë si një guvernator ‘mesatar’ dhe ‘pa besnikëri’.

Ai gjithashtu paralajmëroi guvernatorin e Floridës kundër kandidimit për president në vitin 2024, duke thënë se kjo do të dëmtonte Partinë Republikane.

Të martën, DeSantis-it iu kërkua nga një gazetar të komentonte disa nga sulmet e Trump. DeSantis nuk e përmendi drejtpërdrejt Trump, por tha, duke iu referuar gjerësisht sulmeve ndaj tij, duke përfshirë edhe median, se ‘gjithçka është vetëm zhurmë’.