'Një aferë me Portin e Durrësit, investitorë të panjohur, kompani offshore, hotele, cenim sigurie'

Nga Sonila Meço

Tashmë është qartësuar qasja e palëve në raport me projektin e Portit të Durrësit:

Për maxhorancën, paradigma udhëhiqet nga një set fjalësh standarde, që përsëriten e përsëriten me dy funksione.

I pari, të nguliten në kokë të publikut disa fjalëkyçe si “investim historik” - “investim i Alabbar me kompaninë flamur në Emirate” (bedel kush e kundërshton) - “marina e jahteve” – “Durrësi si Dubai” – “2,1 miliardë euro” – “rubla ruse”.

I dyti, të shmanget çdo transparencë dhe të krijohet shmangie vëmendjeje ndaj një marrëveshjeje që kalon në 24 nëntor, me procedurë të përshpejtuar në parlament.

Për opozitën, median dhe ekspertët e pavarur të ekonomisë nuk ka paradigmë, por fakte, dokumente dhe pyetje konkrete, që shtohen dita ditës, duke kërkuar minimumin: transparencë!

Për publikun nuk është e vështirë të dallojë mes dy qasjeve, paradigmën (programim i qëllimshëm i një sistemi fjalësh e konceptesh të përsëritura) ndaj fakteve (dokumente, të dhëna, informacione), që kërkojnë të zbardhin një aferë të dukshme: Investitorë fundorë të panjohur dhe pjesa tjetër familjarë të Alabbar; investim nga kompani offshore regjistruar vetëm një vit më parë në Dubai, pa aktivitet; mungesë garancie për vijueshmërinë e investimit; mungesë fizibiliteti; dhurim prone publike pa përfitim publiku, 12,000 apartamente dhe dy hotele në vend të investimit strategjik; marinë e vogël jahtesh pa siguri ndërtimi në fazën e dytë; mungesë fondesh për ndërtimin e portit të ri tregtar; asnjë plan për integrimin e portit të ri tregtar; shkelje e detyrimeve të Shqipërisë ndaj MSA-së dhe neneve të saj, cënim i sigurisë kombëtare, rrezik i hapur kanatesh për futjen e parave të pista në qarkullim dhe atyre të terrorizmit etj, etj, etj.

Një ide më të qartë të kësaj përballjene e krijoni nga ky program Task Force. Ja si po asgjësohet Porti i Durrësit.