Ukrainë - Zelensky: Mesazhi i Rusisë për G20-ën, goditjet në Poloni

''Sulmi raketor në Poloni i kombinuar me bombardimin masiv të djeshëm në Ukrainë nuk është asgjë më shumë se një mesazh nga Rusia për samitin e G20" , vlerësoi sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duke folur përmes video-konferencës me krerët e G20 në Bali, Indonezi. 

Ekziston "një shtet terrorist midis jush, kundër të cilit ne duhet të mbrohemi" , shtoi ai, duke iu referuar Rusisë.

 "Unë insistoj të flas për G19 dhe jo për 20. Ky është realiteti."

Ndërkohë, ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov ka bërë thirrje për vendosjen e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, pasi një raketë ra në Poloni.

“Kërkojmë të mbyllet qielli, sepse qielli nuk ka kufi. Jo për raketat e pakontrolluara. Jo për kërcënimin që ata paraqesin për fqinjët tanë në BE dhe NATO ”, shkroi Reznikov në Twitter.

"Ky është realiteti për të cilin po paralajmëronim," shtoi ai.