Raketa në Poloni, ish-presidenti rus: Perëndimi po i afrohet luftës botërore

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev është shprehur se rënia e një rakete brenda kufirit të Polonisë tregon se Perëndimi po i afrohet një lufte botërore.

‘Incidenti i goditjes me raketa të supozuar nga Ukraina në një fermë polake dëshmon vetëm një gjë: duke zhvilluar një luftë hibride kundër Rusisë, Perëndimi po i afrohet luftës botërore’ shkroi Medvedev në postimin e tij.

Rusia ka mohuar të ketë lidhje me raketën që ra në Poloninë lindore të martën dhe vrau dy persona, afërsisht në të njëjtën kohë kur Moska nisi valën e saj më të madhe të sulmeve me raketa në qyetet ukrainase në më shumë se një muaj.

Sulmi shënoi herën e parë që një vend i NATO-s goditet drejtpërdrejtë gjatë pushtimit rus të Ukrainës.

Nuk dihet se kush e ka lëshuar raketën apo saktësisht se nga është lëshuar ajo, megjithëse Minsitria e Jashtme polake e ka cilësuar atë si ‘e prodhuar nga Rusia.’

Medvedev është nëkryetari i Këshillit ët Sigurisë të Rusisë. Ai shërbeu si president i Rusisë midis 2008 dhe 2012 dhe kryeministër midis 2021 dhe 2020.