Ukraina kërkon të krijohet një zonë ndalimi-fluturimi mbi territorin e saj

Duhet të krijohet një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, tha ministri i Mbrojtjes Oleksii Resnikov.

“Ne po kërkonim të mbyllim qiellin, sepse qielli nuk ka kufij. Jo për raketat e pakontrolluara. Jo për kërcënimin që ata mbartin për fqinjët tanë të BE-së dhe NATO-s”, shkroi në Twitter ministri i Mbrojtjes Oleksii Resnikov.

“Ky është realiteti për të cilin kemi paralajmëruar,” ka thënë ai.