Festat e fundvitit 'trokasin' që tani në shtëpinë e Arbana Osmanit, moderatorja ndan momentet e ëmbla

Moderatorja Arbana Osmani është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan me ndjekësit e saj momente nga përdishmëira me familjen e saj.

Së fundmi moderatorja ka ndarë me fansat disa foto dhe video, teksa fillon zbukurimet në shtëpi për festat e fundvitit.

“E dimë që bëhet me datë 6”- ka shkruar Arbana. Epo me sa duket festat e fundvitit kanë “trokitur” më herët në shtëpinë e Arbanës.

Teksa po përgatitet për edicionin e dytë të “Big Brother Vip” dhe prezantimin e edicionit të 61 të “Festivalit të Këngës” në RTSH, Arbana Osmanin e pamë edhe si aktore, pas pjesëmarrjes në filmin “Sofia”, me regji të bashkëshortit të saj, Eduart Grishajt.