‘Porti i Durrësit nuk është investim strategjik’, Spaho: Ia kalon edhe inceneratorëve për nga shkalla e korrupsionit

Deputeti i PD Edmond Spaho ka qenë sot i ftuar në studion e Faxnews për të folur për projektin e Portit të Durrësit. Spaho tha se nuk është një investim strategjik por thjesht ndërtim apartamentesh. Për Spahon, ky projekt ia kalon edhe inceneratorëve sa i takon shkallës së korrupsionit. Më tej deputeti i PD tha se Rama duhet të bej transparencë mbi këtë projekt.

Spaho: Për nga shkalla korruptive ia kalon edhe inceneratorëve. Ajo cfarë thuhet nga qeveria ëhtë një gënjeshtër e mirëfilltë. Pretendohet për 2.1 mld lekë për portin dhe komplekset, por është projekt për ndërtimin e apartamenteve. Që këtu bie mbulesa invesetim strategjik. Do ndërtohen mbi 12 mijë apartamente, hotele në një periudhë 20 vjecare.

Do ndërtohen 4500 apartamente dhe 1 hotel në një periudhë 5 vjeçare dhe nuk dihet mbrapa se cfarë do bëhet duke na lënë pa port fare.

Është thjesht ndërtim apartamentesh dhe jo investim strategjik. Cilët janë këta investitorë që do vijnë ?Përse nuk ka transparencë por dime vetëm që 40 % të aksioneve janë të Alabarit, 60% të tjera së bashku me këtë 40% janë të regjistruar në një kompani në Dubai që janë regjistruar nje vit më oparë dhe nuk ka asnjë aktivitet.

Është një kompani guaskë dhe pronarë offshore. Alabar është një njeri që ka bashkëpunuar me vëllezëeit Kariç. Rama të bëj transparencë për këtë projekt.