Ushtria polake vihet në gatishmëri pas dy të vrarëve nga raketa afër kufirit me Ukrainën

Dy persona vdiqën të martën pasdite pasi një predhë goditi një zonë ku po thahej gruri në Przewodóë, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën, raportuan mediat vendase.

Qeveria polake e ngriti nivelin e gatishmërisë së ushtrisë së saj pasi kryeministri Mateusz Moraëiecki thirri një takim urgjent të zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes të vendit për shkak të një "situate krize", sipas zëdhënësit të qeverisë Piotr Mueller.

Qeveria po diskuton gjithashtu nëse do të thirret neni 4 i traktatit themelues të NATO-s, që kërkon një takim të të gjitha shteteve anëtare të NATO-s në rastet kur shkelet integriteti territorial ose siguria e një aleati.

Përmbledhje

Dy të vrarë nga shpërthimi në Poloni pranë kufirit me Ukrainën

Një zyrtar i Pentagonit tha se ai nuk është në gjendje të konfirmojë raportet se shpërthimi ndodhi për shkak të një rakete të rastësishme ruse.

Polonia e ngriti nivelin e gatishmërisë së ushtrisë së saj pas një takimi urgjent të komitetit qeveritar për çështjet e sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes

Moska i konsideroi raportet për predhat e rastëishme ruse si "provokime të qëllimshme"

Kryeministrat e Hungarisë dhe Letonisë thirrën gjithashtu mbledhje urgjente të qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se "të gjitha faktet" duhet të vërtetohen dhe Aleanca po "e monitoron situatën"