G20 i këkrojnë Rusisë tërheqjen e pakushtëzuar nga territoret e Ukrainës

Udhëheqësit e vendeve të G20 theksojnë se shumica e anëtarëve dënojnë fuqishëm luftën në Ukrainë dhe bëjnë thirrje për ‘tërheqje të plotë dhe të pakushtëzuar të Rusisë', por siç thekson Guardian kishte dhe pikëpamje të tjera.

G20 arriti në përfundimin se ‘përdorimi ose kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore është i papranueshëm. Zgjidhja paqësore e konflikteve, përpjekjet për menaxhimin e krizave dhe diplomacia dhe dialogu janë jetike. Në kohën e sotme nuk duhet të ketë luftë.’

Lufta në Ukraininë theksohet në deklaratë ‘po shkakton vuatje të mëdha njerëzore dhe përkeqëson dobësitë ekzistuese në ekonominë globale, duke kufizuar rritjen, duke rritur inflacionin, duke ndërprerë zinxhirët e furnizimit, duke rritur pasigurinë e energjisë dhe ushqimit dhe duke rritur rreziqet për stabilitet financiar.’

Në deklaratë theksohet gjithashtu se bankat qendrore të vendeve anëtare do të vazhdojnë të shkallëzojnë në mënyrë të përshtatshme ritimin e shtërngimit të politikës monetare.

Anëtarët e G20 përsërisin gjithashtu angazhimin e tyre për të shmangur paqëndrueshmërinë e tepërt në kurset e këmbëmit, ndërsa pranojnë se ‘shumë monedha kanë lëvizur ndjeshëm’ këtë vit.