Korçë, i plagosuri shkon vetë në spital, Policia heton përleshjen: 3 në kërkim

 Mbasditen e djeshme, një i ri 27-vjeçar është paraqitur në urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës, i çarë me një thikë në bark.

Sipas informacioneve paraprake, gjithçka ka ndodhur pas një sherri në zonën e quajtur "Trekëndëshi" në Korçë, ku gjatë përleshjes i riu ka mbetur i plagosur.

Sipas burimeve policore bëhet me dije se forcat blu të komisariatit të Korçës kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, i cili është shpallur në kërkim.

Në total janë 3 persona të shpallur në kërkim. Mësohet se njëri prej tyre e ka goditur 27- vjeçarin me thikë ndërkohë që dy të tjerët janë shpallur në kërkim pasi nuk kanë kallëzuar krimin.

Po punohet për kapjen e autorëve ndërkohë që i riu i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.