Në mbështetje të Kombëtares, Tifozat Kuqezi publikojnë itinerarin para ndeshjes Shqipëri-Itali

Air Albania do të mirëpresë nesër në orën 20:45 ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë. Edhe pse është thjeshtë një miqësore, tifozët e kuqezinjtë nuk do mungojnë në këtë 90 minutësh.Grupi Tifozat Kuqezi kanë bërë një postim në rrjetet sociale, ku kanë njoftuar për itinerarin që do të ndiqet.

“Të dashur anëtarë, Vendtakimi përpara ndeshjes Shqipëri – Itali nesër, do të jetë tek Lulishtja “Vëllezërit Frashëri” (përballë Piramidës) në krah të Bar “Ëest”, Tiranë. Do të jemi aty që nga ora 15:00 dhe nisja për në stadium në grup do të bëhet në orën 18:30. Ju lutemi të gjithë juve që keni rezervuar biletat të paraqiteni brënda orarit për tërheqjen e tyre. Përjetësisht me ty Shqipëri!” – shkruhet në postim.