", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/15/auto_Screenshot_81668544423.png", "width": 900, "height": 603 } }

Ana tjetër e historisë: Zbulohet se çfarë i tha Ronaldo - Fernandes kur e pa në dhomën e zhveshjes

Cristiano Ronaldo “pushtoi” mediat në ditët e fundit teksa intervista e tij për The Sun ku sulmoi Manchester United dhe trajnerin Erik ten Hag shkaktoi një varg reagimesh. Madje, një nga ata të cilët u duk se nuk e priti mirë intervistën kundër “Djajve të Kuq”, ishte edhe shoku i CR7 te United, Bruno Fernandes.

Dyshimet nisën kur dyshja u bashkua në kombëtare në grumbullimin për në Botërorin e Katarit, teksa Ronaldo dhe Fernandes patën një përshëndetje të çuditshme dhe shumë të “ftohtë”. Mediat aluduan se diçka e tillë erdhi si pasojë e intervistës së Ronaldos, megjithatë atë situatë është munduar ta shpjegojë Joao Mario në konferencë për shtyp.

Ish-mesfushori i Inter që tashmë aktivizohet me Benficën, theksoi se Ronaldo dhe Fernandes nuk kanë asnjë problem mes tyre, teksa gjithçka lidhej me një shaka mes tyre.

“Në momentin e takimit mes Ronaldos dhe Bruno Fernandes unë isha prezent dhe mund t’iu siguroj se bëhet fjalë për një shaka mes tyre. Fernandes ishte i fundit që u bashkua në grumbullim dhe Cristiano e pyeti nëse kishte udhëtuar me varkë. Ishte thjesht një shaka mes tyre, ata gjithnjë e bëjnë këtë”, u shpreh Joao Mario.