25-vjeçari, i cili kryeson listat e golashënuesve të Bundesligës këtë sezon me 12 gola në 15 paraqitje, u thirr për herë të parë në kombëtaren franceze këtë vit, ku ka luajtur tetë ndeshje gjatë gjithë vitit kalendarik deri më tani.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/15/auto_gettyimages-1241307127-2048x20481668543761.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Alarmohet Franca, ylli i ekipit dëmtohet disa ditë para fillimit të Botërorit

Christopher Nkunku ka pësuar një goditje në seancën e fundit stërvitore të Francës në Clairefontaine, pas një përplasjeje me mesfushorin Eduardo Camavinga.

Sulmuesi ka një problem në këmbën e tij të majtë dhe do t'i nënshtrohet testeve mjekësore për të përcaktuar natyrën e problemit.

Lojtari i Leipzigut thuhet se ka pësuar dëmtim serioz, duke u nisur dhe nga pamjet e incidentit dhe reagimi nga shokët e skuadrës dhe stafi. Nkunku tani po pret rezultatet, së bashku me pjesën tjetër të ekipit të Francës, për të konfirmuar nëse mundet të vazhdojë aventurën  e tij në Botëror.