Bayern thyen rekordin e Manchester City-t në Kupën e Botës

832 futbollistë do të luajnë në Kupën e Botës në Katar dhe më së shumti lojtarë të ekipit të parë nga një klub do të vijnë nga Bayerni, i cili gjithashtu do të vendosë një rekord të ri të Kupës së Botës për numrin e lojtarëve të dërguar në kompeticionin më të rëndësishëm.

Duhet thënë gjithashtu se një rol në rekordin e ri të Bayernit luan edhe fakti që FIFA lejoi trajnerët të thërrisnin nga 26 lojtarë, ndryshe nga herët e tjera ku mund të thërrisnin nga 23.

17 lojtarë nga skuadra e Bayernit do të marrin pjesë në Botërorin e Katarit, duke thyer rekordin e Botërorit të kaluar ku Manchester City dërgoi 16 lojtarë.

Edhe Manchester City do të dërgojë 16 lojtarë në këtë Botëror dhe po aq do të vijnë nga Barcelona, ​​ndërsa Al-Sadd i Katarit dërgon 15 lojtarë në kompeticionin e më të mirëve, qartësisht të gjithë për kombëtaren e Katarit.

Lojtarët e Bayernit që do të luajnë në Kupën e Botës: Manuel Neuer, Joshua Kimmich, Leon Goretzka, Serge Gnabry, Thomas Müller, Jamal Musiala, Leroy Sané (Gjermani), Benjamin Pavard, Dayot Upamecano, Kingsley Coman, Lucas Hernandez (Francë), Matthis de Ligt (Holandë), Sadio Mané (Senegal), Alphonso Davies (Kanada), Josip Stanisic (Kroaci), Noussair Mazraoui (Marok) dhe Eric Maxim Choupo-Moting (Kamerun).

 

Sa i përket kampioantit nga vijnë më shumë lojtarë, në vend të parë do të jetë Premier League angleze, që do të ketë 134 lojtarë, ndërsa 83 lojtarë nga La Liga spanjolle. Në Katar do të luajnë 78 lojtarë nga Bundesliga.