18-vjeçarët gjermanë do të shpërblehen me 200 euro që marrin pjesë në aktivitete kulturore

Të rinjtë gjermanë do t’u bashkohen evropianëve të tjerë për të marrë një kupon për të shpenzuar në zgjedhjen e tyre të ofertave kulturore sipas një skeme të nisur nga qeveria.

Kulturpass prej 200 eurove do të vihet në dispozicion për të gjithë 18-vjeçarët, dhe si i tillë ka dy synime: të inkurajojë të rinjtë të përjetojnë kulturën nga afër dhe të heqin dorë nga zakonet e pandemisë së qëndrimit në shtëpi, shkruan The Guardian.

Po ashtu parashihet t’i japë një shtysë financiare skenës së artit, e cila ende nuk është rikuperuar nga bllokimet e përsëritura.

Ministrja gjermane e kulturës, Claudia Roth, e përshkroi pasaportën kulturore si “ekuivalentin e një dhurate për ditëlindje” për 750 mijë personat që do të mbushin 18 vjeç në 2023.

Kjo do të sjellë vendin më të populluar të BE-së në linjë me Francën, Italinë dhe Spanjën, të cilat kanë prezantoi skema të ngjashme.