Shapkat e Steve Jobs shiten në ankand me çmimin më të lartë në histori

Një palë sandale të veshura nga Steve Jobs janë shitur në ankand nga Julien’s Auctions për gati 220 mijë dollarë.

Është një model kamoshi nga Birkenstock që daton në mesin e viteve 1970 dhe mban gjurmën e themeluesit të Apple. Sipas shtëpisë së ankandeve, sandalet u vlerësuan në rreth 60 mijë dollarë, por në fund çmimi gati u katërfishua. Ky është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për sandale.

Jobs, i cili vdiq në vitin 2011 për shkak të kancerit të pankreasit, i veshi ato sandale në shtëpinë e prindërve të tij në Palo Alto në Kaliforni, ku në vitin 1976 me Steve Wozniak krijoi Apple.

‘Steve Jobs ndryshoi botën jo vetëm me risitë e tij novator, por edhe me stilin e tij të udhëheqjes së biznesit dhe modën e veshjes së sandaleve. Këto Birkenstocks u veshën nga Jobs ndërsa ai bëri histori dhe ishin elementi kryesor i ikonës së teknologjisë’, tha Darren Julien, CEO dhe themelues i Julien’s Auctions, siç raportohet nga CNN .

Në tetor të vitit të kaluar, një palë Nike Air Ships të veshura nga legjenda e basketbollit Michael Jordan u shitën për 1.47 milionë dollarë në ankand, duke thyer rekordin për këto lloj këpucësh.