'Nuk është investim strategjik'/ Meta: Rama, organizatori dhe përfituesi i grabitjes së Portit të Durrësit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është organizatori  i grabitjes së Portit të Durrësit.

Ilir Meta ka thekuar se nuk është aspak investim strategjik, por një megaaferë që ka në thelb korrupsionin.

Statusi i Metës
Sot kryeministri është në akuzë përpara të gjithë shqiptarëve sepse ai është organizatori dhe përfituesi i  grabitjes së Portit të Durrësit.

Porti i Durrësit nuk është një investim strategjik, por një mega aferë që ka në thelb korrupsionin, pastrimin e parave dhe dëmtimin strategjik të Shqipërisë.