Berisha: Procesi ynë transparent përballë shpellës së mafias që zgjedh kandidatët pa ia marrë vesh kush

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha ne mbledhjen e Kryesise se procesi i primareve ishte plotësisht transparent përballë shpellës së mafias që zgjedh kandidatët pa ia marrë vesh kush.

“Gjykoj se meritojnë vlerësim, falënderim sikundër, dua të theksoj këtu se primaret kanë ngjallur një interes të madh te qytetarët dhe një vlerësim shumë pozitiv”.

“Kur kujton këtu këtë proces kaq transparent në çdo hap dhe vendim të tij, dhe kujton procesin tjetër si në shpellën e mafias, se nuk merr kush vesh, se vendos mafia për kandidatët, ne besoj se arritëm të tregojmë, dëshmojmë diferencën që na takonte, të dëshmojmë se jemi dhe do të jemi të përgjegjshëm para qytetarëve shqiptarë, para demokratëve dhe transparent para shoqërisë shqiptare”.

“Të vendosur të respektojmë vullnetin e lirë të anëtarëve të simpatizantëve të PD-së në primare dhe pastaj me qytetarët. Edhe një herë shumë faleminderit për të gjithë ata që e nderuan, kanë nderuar”.