VIDEO/ Kryetari i PD, Berisha: Përballja me klanin e Ramës, kërkesë e mbarë qytetarëve!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e cilësoi Kryeministrin Edi Rama si aksionerin kryesor në aferën e projektit të Portit të Durrësit, përveçse si kreun e organizatës kriminale që përvetësoi miliona euro nga skema e djegësave që nuk ekzistojnë. Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, sot, Berisha garantoi se Rama dhe klani i tij do të marrin ndëshkim popullor. 

"Aksioneri më kryesor është vetë Edi Rama, - theksoi kreu i PD-së. - Unë isha mbrëmë me gazetarët dhe me të drejtë gazetarët më pyetën “Po ku e di ti këtë, që thua Edi Rama?!” Po shumë e thjeshtë ajo. S’mund të imagjinoj kurrë në qoftë se nuk do të kisha interesa direkte të miat që unë të fshihja të tjerët që janë. Si mund t’i fsheh unë popullit tim, qytetarëve të mi, 60% të aksionerëve?! Kjo s’mund të ndodhë kurrë! Kjo ndodh vetëm kur e ke sipërmarrjen tënde dhe qëndron ti pas saj!”

Pra, Edi Rama kërkon të mbulojë me këtë rast, Rama kërkon të mbulojë me këtë rast, me këtë zhurmë, aferën e tmerrshme të djegësave, ku është absolutisht me çdo dokument - kryetar i një organizate kriminale – me çdo dokument,  me firmë, fap, fap, fap, e bam, bam bam. Me çdo dokument! Por kjo, sigurisht do të marrë ndëshkim popullor. Do të marrë ndëshkim popullor. Ndaj dhe përballja me këtë klan, është kërkesë e mbarë qytetarëve shqiptarë!"