Rasti i kopshtit 'Zubeyde Hanim' pëson disfatën e parë me drejtësinë, flet mbrojtësi i çështjes

Gjykata Administrative Tiranë, hodhi poshtë një ditë më parë, padinë e paraqitur nga 134 prindër dhe fëmijë nga Kopshti 'Zubejde Hanim', për anulim të vendimit për mbylljen e kopshtit, nga ajo që ata e kanë cilësuar si Ministria e ç'edukimit dhe Sportit!

Franc Terihati, avokat dhe mbrojtës i çështjes ishte i ftuar sot në 'Kafe Shqeto', në Syri Tv ku tregoi se çfarë ka ndodhur konkretisht me zgjedhjen e gjyqtarëve për këtë çështje, teksa theksoi ndër të tjera se vonesa e Gjykatës për të shqyrtuar këtë çështje ishte plot 25 ditë.

Sipas Terihatit një çështje e tillë kërkon shqyrtim brenda 5 ditësh ndërkohë që Gjykatës Admistrative ju deshën 30 të tilla.

“Është rrëzuar kërkesa për sigurimi e padisë, prindërit kërkuan masë pezullore dhe gjykata mori një vendim të ndërmjetëm.

Lidhur me vendimin që ka marrë dje Gjykata unë do ndalem në dy momete, fillimisht tek procedura që ka ndjekur kjo Gjykatë para vendimit të djeshëm. Shkeljet filluan disa javë para se të merret ky vendim. Për tre shkaqe.

Kjo gjyqtare është caktuar me procedurë manuale dhe jo me procedurë shortimi.

Pra është përzgjedhur. Fillimisht çështja ju caktua një gjyqtareje me short por ajo hoqi dorë. Dhe pasi ka hequr dorë gjyqtarja e parë, zv. kryetaja e Gjykatës ja ka kaluar në mënyrë manuale për ta shqytuar këtë çështje një tjetër gjyqtareje. Vetë ajo ka paraqitur një kërkesë për të hequr dorë. Ajo parashtroi dy fakte, i pari unë nuk mund të caktohem pa short, me procedurë manuale, dhe e dyta, vetë gjyqtarja ka thënë që nuk e gjykon dot këtë çështje sepse jam shprehur njëherë. Dhe unë nëse do e gjykoj këtë çështje do marr të njëjtin vendim. Pra gjyqtarja që më parë e ka mbajtur këtë qëndrim para se të merrte vendimin, dhe e ka paraqitur te zv.kryetarja e Gjykatës e cila nuk e ka pranuar kërkesën e saj për të hequr dorë. Nga ana tjetër, janë paraqitur dy kërkesa për përjashtimin e saj, të cilës i kanë rënë dhe dy gjyqtarë të tjerë, kërkesat e të dyve janë refuzuar. Pra tre kërkesa, dy nga këto për përjashtimin e gjyqtares janë rrëzuar duke mos u plotësuar parakushtet që ne të kishim një vendim të drejtë.

Ajo që duhet theksuar është se Gjykata e mbajti këtë çështje pa shqyrtuar për 30 ditë ndërkohë që ligji parashikon një afat 5 ditor për shqyrtimin e një kërkese të tillë. Nuk besoj se mund të ketë një rast të tillë në gjithë historinë e Gjykatave shqiptare”, u shpreh Terihati.