Berisha nxjerr VIDEO-n: Nënë Liza demaskon dhe njëherë Erion Betonin

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj për ‘Nënë Lizën’ të cilës i prishi shtëpinë dhe e la në mes të rrugës.

Veliaj pati deklaruar se nënë Liza e firmosi vetë dhurimin e 500 metra katror të pronës së saj te Bashkia e Tiranës, por i menjëhershëm qe dhe reagimi i saj duke hedhur poshtë këto mashtrime të rëndomta.

Nënë Liza demaskon dhe njëherë Erion Betonin, i cili si njeri që nuk ka turp, mund të thotë çdo gjë dhe të bëjë çdo gjë!’, shkruan Berisha në Facebook.

'As kam firmos as bono, as kontratë, as kam marrë asnjë mjet... të OFL-së janë të Erjon Velisë dhe Ramës. Ky popull mos t'i besojë Erjon Velisë... Unë nuk kam marrë asnjë gjë', thotë në reagimin e saj nënë Liza.