Rënia e flokëve, sinjalizuesi më i shpejtë se diçka nuk po shkon mirë me trupin tonë

Rënia e flokëve mund të jetë problem i cili prek çdo moshë, por problemet më të mëdha fillojnë sa më shumë ikin vitet.

Specialistja dhe dermatologia Dr. Sharon Wong ushtron profesionin e saj në Londër ka trajtuar një gamë të gjerë problemesh të lëkurës së kokës.

Ajo jep disa këshilla sesi ne të parandalojmë rënien e flokëve dhe ta mbajmë dëmtimin e flokëve në minimumin e vet.

Sipas saj shampot janë të rëndësishme për të hequr papastërtitë, yndyrnat, qelizat e vdekura nga skalpi dhe flokët.

 Dermatologia shprehet se është mirë të trajtojmë flokun thellësisht një herë në javë me maska të veçanta, kryesisht nëse lyeni flokët shpesh.

Po ashtu sa më shpesh t’i lani flokët aq më shumë mund të përkeqësoni skalpin tuaj dhe nëse keni skalp të thatë kjo do të sjellë skuqje dhe shtim të zbokthit.

Një tjetër shkak i zakonshëm është lyerja e flokëve, kimikatet që ato përmbajnë, pra bojërat e ndihmojnë më shumë flokun ne dëmtimet e mëtejshme.

Gjithashtu rënie të flokëve shkaktojnë tërheqja e tepruar e flokëve, kapja bisht ose topuz, gërshetat shumë të tërhequr ose tharja e tyre në nxehtësi shumë lartë.

Ndikim kanë edhe dietat, mbajtja e një diete të shëndetshme çon në flokë të shëndetshëm, por dieta ekstreme sjell në një dëmtim të pa rikuperueshëm  të tyre.

Mangësitë ushqyese të cilat mund t’i kemi nga dietat mund të jenë shkak i rrallimit ose rënies së flokëve.

Tjetër faktor ndikues është stresi emocional dhe psikologjik, sipas dermatologes në ndihmë do të na vinin ushtrime të rregullta fizike, joga, meditimi  dhe përqëndrimi i mendimeve.

Ndryshimet e shumta hormonale mund të ndikojnë në mos rritjen e flokëve tek gjinia femërore.

Është shumë e rëndësishme që për të trajtuar flokët, fillimisht duhet të marrim këshillat e duhura nga një dermatolog me qëllim që  të vendoset diagnoza e duhur për përmirësimin e flokëve.