Ndalohet me mjet të blinduar Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS

Pas një aksioni policor, është ndaluar me makinë të blinduar Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS, Rahman Rraja. Aksioni policor është zhvilluar në Qafë-Kashar.

Burimet e SYRI TV thonë se Rraja mund të jetë shoqëruar për verifikim dokumentacioni.

Policia e Shtetit po kryen një kontroll për makinat e blinduara në Tiranë. Deri tani janë bllokuar tre automjete për të cilat po kryhen verifikime. Ramazan Rraja është shoqëruar për kontrolle të detajuara. 

Ramazan Rraja ka qenë në kërkim policor për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë Krujës për t'u marrë në pyetje por në atë kohë nuk është gjetur. Po ashtu Rraja, në 2021 u shpall në kërkim pasi hyri i maskuar e i armatosur në një lokal. Në muajin tetor, pasi është kthyer nga jashtë është paraqitur personalisht dhe më pas është lënë i lirë. Ramazan Rraja po ashtu më herët i arrestuar në Belgjikë dhe Gjermani për drogë.